Basha tregon dy kërkesat kryesore të opozitës në Këshillin e Sigurisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thekson se ka kërkuar rritjen e testimeve si dhe mbështetjen nga ana e qeverisë për familjet në nevojë dhe bizneset.
Sipas kreut demokrat, njerëzit duan garancinë për shëndetin dhe se ky është angazhimi i opozitës.

Basha thotë se resurset dhe energjitë e qeverisë duhet të shkojnë për krizën dhe jo për sulme politike.

Deklarata e Bashës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. #ditemetemira

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?