Basha tregon kriminelët e PS: Rama rrezik për Shqipërinë (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar sot një tjetër video, ku shihen zyrtarët e PS-së të akuzuar nga opozita. Ai thotë se krahasuar me Valdrin Pjetrin, të cilin e klasifikon si kriminel i raundit të tretë, Rama futi në politikë dhjetra zyrtarë me rekorde kriminale.

”Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës”.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, e cilëson Kryeministrin Rama si rrezik për Shqipërinë. ”Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij. Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?