Basha u bashkohet urimeve për Ditën e Rinisë: Ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar Lëvizjen Studentore të 8 Dhjetorit 1990, duke e cilësuar këtë si ditën që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.
Në një postim në “Facebook”, kryedemokrati Basha:
8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë🇦🇱 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!