Basha u jep urdhra të prerë deputetëve: Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e qytetarëve
Në mbledhjen e sotme me grupin parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha u kërkoi deputetëve të tij, të bëhen zëri i qytetarëve dhe problemeve të tyre.
“Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve”.
Po ashtu, Basha u kërkoi ligjvënësve demokrat të ndjekin proceset gjyqësore dhe hetimet për zgjedhjet parlamentare të 25 prilli, që PD e cilëson “masakër zgjedhore”.
“Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqësorit dhe jo vetëm. S’mund të pretendohet për drejtësi të pavarur për sa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor. Duhet të bëjmë gati mekanizmat që të adresojmë problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës, si dhe reformë zgjedhore dhe instrumente zbatimi që mundësojnë rregulla të barabarta zgjedhore për të gjitha subjektet duke u bazuar në praktikat e mira europiane”.
Sipas Bashës, së shpejti do të ngrihet një grup pune që do të kërkojnë ndryshimin e reformës territoriale, që demokratët gjithnjë e kanë kundërshtuar.
KOHA JONË SONDAZH

