Basha u prezanton studentëve planin e qeverisjes: Për ta qeveria duhet të investonte më shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paraditen e kësaj të diele është takuar me studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, ku kanë diskutuar problematikat e tyre kryesore. Në fjalën e tij, Basha tha se për studentët, qeveria duhet të kishte bërë më shumë në këtë krize të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

“Më të goditurit, ata me të ardhura të ulëta. Rënia e konsumit goditi biznesin e vogël dhe të mesëm. Rritja e taksave, TVSH, inspektorët, e patën gjunjëzuar biznesin para pandemisë. Dështimi i Ramës, rënia e ekonomisë tonë, dyfish. 1.1 miliard euro borxh, vetëm 100 milion ndihmë. Buxheti për PPP dhe për fasadën e Rilindjes Urbane. E ashtuquajtura “Rilindje Urbane”, fasada pa punësim. Vendet fqinje, buxheti për investime dhe nxitje të eksporteve. Rritja ekonomike kërkon burime njerëzore të trajnuara. Fat që Europa ka nevojë për burimet e kualifikuara. Shqipëria, pozitë shumë më të favorshme për të thithur investime. Për studentët mund të ishte bërë shumë në kohë krize. Mbulim të 100% tarifës së studimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Mbulojmë 50% të tarifës për studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj. Tarifat e studimit, sa 1/5 e kostos së PPP-ve. 10 oligarkë kanë marrë peng ekonominë. Një qeveri që nuk ka bërë 1 km rrugë në 8 vjet, nuk bën dot aeroporte. Infrastruktura nuk ndërtohet në 3D. Turizmi, një potencial i pashfrytëzuar zhvillimi për Shqipërinë”-tha Basha.

Të rinjtë shprehen shqetësimin e tyre edhe për mungesën e prakikave mësimore që nuk ofrohen dot nga sistemi arsimor, gjë që reflektohet më pas edhe në pamundësi përgatitje për tregun e punës. Basha iu shpjegoi atyre programin e PD për këtë çështje duke premtuar stazhe të paguara për studentët.

“Kemi më shumë se 4 vite që i mëshojmë një përqasje që n e kemi hartuar me miqtë tanë gjermanë që janë pararojë e kësaj përqasjeje në Europë, por që ka dhënë kaq shumë rezultate pozitive sa duhet të jesh totalisht i pandjeshëm, siç është kjo qeveri e ky kryeministër ndaj rinisë, që mos të kesh hedhur asnjë hap për ta zbatuar. Cila është kjo përqasje? Është përqasja e financimit të politikave për studentët. Çfarë kushton 10-15 milionë euro që ti ia jep Check-up-it dhe ndonjë tjetri në vit, do të mundësonte të paktën 10 mijë stazhe të paguara në vit, me 300 mijë lekë të vjetra në muaj, që është një pagesë simbolike por e mjaftueshme për të tërhequr 10 mijë studentët më të mirë në praktikë, nga të cilët 70-90% pas praktikës sigurojnë një vend pune. A nuk ia vlen kjo? Për çfarë duhet qeveria, në qoftë se paratë e taksave tuaja dhe të prindërve tua, i bën rrush e kumbulla dhe nuk i dedikon për një veprim të tillë që sjell një leverdi kaq të madhe për shoqërinë! Jo 15 milionë, dhe aq kushton projekti, po dhe 10 herë më shumë po të kushtonte, është një nga gjërat më të justifikueshme para shqiptarëve. Si mund të ecë përpara një komb në qoftë se njerëzit për të cilët ka më shumë nevojë i largohen?”

Gjatë fjalës së tij Basha tregoi edhe prioritetet kryesore kur të jetë kryeministër i vendit. ”Unë ju siguroj se si kryeministër i ardhshëm prioritet do të kenë praktikat mësimore për studentë, do kenë subvencionimi 100% i tarifave për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Prioritet do të jetë programi ynë për subvencionimin e fermerëve me 100 milionë euro në vit. Prioritet për mua do të jetë taksa 9% që Shqipëria të jetë konkurruese me rajonin dhe të thithë investime të huaja. Prioritet për mua do të jetë rritja e pensioneve dhe jo 10 oligarkët pranë qeverisë, dhe ky është një objektiv i shpallur të cilit do t’i shkojmë deri në fund me vendosmërinë më të madhe brenda kohës më të shkurtër të mundshme. Dhe meqë ju jeni student të ekonomisë, po ju them që ekzistojnë të gjithë mekanizmat për ta ndryshuar këtë realitet brenda 6 muajve të parë të qeverisjes tonë të ardhshme”.

SHKARKO APP