Basha u shkon në shtëpi pensionistëve: Qeveria nuk pyet për ju, të moshuarit po vuajnë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u takua këtë të martë me Lina dhe Robert Martinin, një çift pensionistësh në Tiranë, ku dëgjoi sesi kriza e ka vështirësuar edhe më shumë jetën e tyre. Të moshuarit po vuajnë më së shumti pasojat shëndetësore dhe ekonomike të Covid-19. Qeveria nuk ka ndermarrë asnje masë për tu ardhur në ndihmë, për ti mbështetur financiarisht ndërkohë që pensionët janë të uleta, shpenzimet sa vijnë e shtohen me fatura të rritura të dritave, ujit, ilaçeve, maskave dhe dezinfektantëve.

“Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si ështê fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume te semure. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka per tu mbrojtur”,-u shpreh kryetari I PD Basha.

Robert Martini tha se kosto eshte e paperballueshme, faturat dhe cmimet jane rritur. Nga ana tjetër, ai tregoi rastin e bashkëmoshatarëve të tij që detyrohen të marrin bukë të ndenjura vetëm se kushtojne më lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?