Basha u uron Kurban Bajramin besimtarëve myslimanë: S’ka sprovë që nuk kalohet me besim te Zoti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se pavarësisht se ky Kurban Bajram e gjen vendin në krizë shëndetësore dhe ekonomike, për shkak të pandemisë, ne duhet të gjejmë forcën dhe kurajon për të kaluar këtë sprovë duke u mbështetur tek njëri tjetri.

Postimi i plotë i Bashës:

Të dashur besimtarë myslimanë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Gëzuar Kurban Bajramin, këtë kremtim të sakrificës dhe besimit në Zot!

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zoti na ka bërë sprovë për njeri tjetrin”- thotë Libri i Shenjtë, ndaj si në këtë ditë, çdo ditë duhet të kujtojmë se është sakrifica jonë, është vullneti i mirë, janë aktet të nisura jo me qëllim përfitimi personal, por për të bërë vepra të mira për familjen, për shoqërinë e në veçanti për ata që janë më në nevojë, ato qe na lartësojne para Zotit dhe para njëri tjetrit.

Fatkeqësisht ky Kurban Bajram e gjen vendin tonë mes krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike. Pandemia ka shkaktuar viktima dhe shumë qytetarë po trajtohen në spitale ndërsa varfëria ka pllakosur mijëra familje e papunësia po rritet. Le të gjejmë së bashku forcën dhe kurajon sot tek Mesazhi i Kurban Bajramit që dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti, e duke u mbështetur tek njëri tjetri.

Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?