Basha: Ulja e taksave 1 miliard euro në ekonomi

Në turin e tij “Takim me Qytetarët” këtë herë kreu i demokratëve Basha ka ndaluar në Cërrik. Përveç prezantimit të platformës së opozitës para banorëve të Cërrikut, Basha  i shoqëruar nga deputetët e zonës, znj.Arbjola Halimi dhe deputeti Luçiano Boçi, ka parë nga afër gjendjes ekonomike dhe është prezantuar me shqetësimet e banorëve. Basha theksoi se efekti i uljes së taksave parashikon 1 miliardë euro në ekonomi, dhe minimalisht 25 mijë vende të reja pune vetëm vitin e parë.

“Investitorët gjermanë që janë këtu po fillojnë të mbyllin bizneset, po fillojnë të nxjerrin nga puna më shumë shqiptarë. Ata që planifikonin të vinin, nuk vijnë. Shqipëria është e 19-ta në listën e rajonit. Shteti nesër nen drejtimin tim, me votën dhe besimin tuaj do të të mendojë dhe do të përpiqet për një dhe vetëm një objektiv madhor, punësimin në tërësi dhe punësimin e të rinjve në veçanti. Hapi i parë, ulja e taksave. Efekti, 1 miliardë euro në ekonomi. 1 miliardë euro në ekonomi janë minimalisht 25 mijë vende pune vetëm vitin e parë”, është shprehur Basha.

Banorët janë shprehur se: Varfëria , papunësia, rënia e fuqisë blerëse, ilaçet e skaduar etj,  janë disa nga problemet dhe shqetësimet me të cilët përballen çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si një forcë e ardhme e PD-së, Basha gjithashtu është takuar me të rinjtë e Cërrikut. Në bashkëbisedimet me ta, kreu i opozitës ka theksuar se platforma për arsimin parashikon mundësi për të rinjtë për të studiuar dhe orientuar në ato universitete ku tregu i punës është më i madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shteti nesër nen drejtimin tim, me votën dhe besimin tuaj do të të mendojë dhe do të përpiqet për një dhe vetëm një objektiv madhor, punësimin në tërësi dhe punësimin e të rinjve në veçanti.

Hapi i parë, ulja e taksave. Efekti, 1 miliardë euro në ekonomi. 1 miliardë euro në ekonomi janë minimalisht 25 mijë vende pune vetëm vitin e parë”, ka shtuar Basha.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?