Basha uron 30-vjetorin e Lëvizjes Studentore me thirrjen e rinisë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa

Me thirrjen e rinisë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar 30-vjetorin e lëvizjes së dhjetorit. Në një status në Facebook, kreu i demokratëve thotë se 30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë.

Në këtë 30 vjetor thotë Basha, le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!

Postimi i Lulzim Bashës

Swiss Digital Desktop Reklama

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.

Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?