Basha uron festën e pavarësisë së SHBA: Faleminderit popullit dhe qeverisë amerikane për ndihmën në këto kohë sfiduese!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi festën e pavarësisë së SHBA, duke shpërndarë një postim të ambasadores amerikane Yuri Kim nga pritja në rezidencën e saj për autoritetet më të larta të shtetit dhe kreun e opozitës.

Basha falënderon popullin dhe qeverisë amerikane për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese.

Faleminderit ambasadore Yuri Kim për mikpritjen tuaj të këndshme. Faleminderit popullit dhe qeverisë suaj për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese. Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: GËZUAR 4 KORRIKUN! Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës në festën kombëtare të SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?