Basha uron kryeministrin kroat: Pres të vazhdojmë punën për forcimin e bashkëpunimit

Kreu i Partisë Demokraike, Lulzim Basha ka përshëndetur fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci nga partia e djathtë HDZ, drejtuar nga Andrej Plekovic.

Teksa e ka falënderuar Plekovic për mbështetjen që i jep Shqipërisë për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, Basha shprehet se pret vijimin e punës për të forcuar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve dhe partive simotra.

Përgëzime kryeministrit Andrej Plenkoviç për fitoren madhështore në zgjedhjet parlamentare. Mezi pres që të vazhdojmë të punojmë sëbashku për të forcuar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve tona dhe partive tona simotra. Faleminderit për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian”, – shprehet Basha, përmes një shënimi në Twitter.

SHKARKO APP