Basha uron SHBA-të me një pasazh nga Deklarata: Njerëzit janë krijuar të barabartë
Me rastin e 245 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar me disa nga fjalët e Deklaratës së Pavarsisë.
Mes rreshtave Basha shkruan se të gjithë njerëzit janë krijuar për të qenë të barabartë, ndërsa shton se të drejtat themelore janë Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë.
“Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë”, shkruan Basha.