Basha: Vajmedeti pozon para kamerave

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se në vend që të raportonte sot për situatën në parlament ka pozuar para kamerave dhe me fjalor të turpshëm ka fajësuar popullin dhe opozitën. Basha i ka kërkuar sërish Ramës të shpallë gjendjen e emergjencës duke u dhënë ndihmën që meritojnë njerëzve.

“Dje kur të përmbyturit pyesnin “ku është shteti” kryeministri nga facebook përgjigjej “nuk jemi në televizor”. Sot kur duhej të raportonte në Kuvend e të përballej me të vërtetën, u shfaq në të gjitha ekranet. Të përmbyturit janë në pikë të hallit, nuk dinë ku të vënë kokën e me çfarë të ushqejnë fëmijët, Vajmedeti pozon para kamerave dhe me fjalor të turpshëm fajëson popullin dhe opozitën. Po bën dy vjet në pushtet dhe nuk i ikën zakonit të vjetër të shfajësimeve për paaftësinë e tij. Zgjohu Vajmedet dhe jepu njerëzve ndihmën që meritojnë. Mjaft u talle me shqiptarët. Ky popull nuk është vetëm për të paguar taksa por edhe për të përfituar prej tyre ne rast fatkeqësish natyrore. Jepu ndihmën se nuk do të lëmë të tallesh me fatkeqësitë. Lëri shfaqjet dhe shfajësimet dhe shpall emergjencën”, ka shkruar kreu i PD-së, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Bashkë me deklaratat, Basha ka publikuar edhe disa foto nga situata e përmbytjeve në Fier e Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?