Basha: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Vaksinat që kryeministri Edi Rama tha se do të vijnë në Shqipëri, janë bërë ”mollë sherri” që në ditën e parë të vitit. Sërish kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar, duke thënë këtë herë se vaksina më e mirë është largimi i Ramës.

Ndër të tjera, Basha shprehet se edhe me vaksinën, është e njëjta histori sii me dështimet e Ramës në 7 vjet. Ai shton se Rama vetëm premtoi përmirësime dhe rezultatet ishin katastrofike.

”Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.

SHKARKO APP