Basha: Vendi drejt greminës, votoni uljen e taksave
Kreu i PD-së Lulzim Basha u ka bërë thirrje banorëve të Roskovecit dhe Fierit që të votojnë PD si e vetmja zgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Në një takim me banorë dhe tregtarë ai ka kujtuar premtimet e pambajtura të qeverisë.
“Premtuan 300 mijë vende pune, premtuan uljen e taksave, rritjen e pensioneve dhe uljen e çmimit të naftës. Nuk mbajtën asnjë prej këtyre premtimeve”, tha Basha.
Ai bëri thirrje që në 21 qershor të votohet e djathta si e vetmja alternativë për nxjerrjen e vendit nga kriza.
“Vendi po shkon drejt greminës. Në 21 qershor votoni për uljen e taksave dhe energjsë si dhe rritjene rrogave dhe pensioneve”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

