”Basha veproi me Berishën, si Rama me Nanon”, Fuga: Veprim gjysmak
Akademiku Artan Fuga, thotë se veprimi i Lulzim Bashës për të eleminuar Sali Berishën si babain simbolik, ishte gjysmake. Për të Basha veproi si Rama me Nanon.
”Jam nisur në atë që 2 muajt e fundit në ligjërimin e kryetarëve të partive kryesore më duket një fushatë elektorale duke iu referuar Fatos Nanos. Ai tha se ka pasur konflikte dhe ka mënjanuar atë në lidershipin e partisë, por ka kryer një atvrasje.
Pak më vonë i pyetur nga gazetarët Besha tha se unë vij nga një parti konservatore dhe kam respekt për “babain”. Siç eliminoi Nano-Ramiz Alinë dhe Rama-Nanon.
Kjo lloj mënyre e Bashës për ta eleminuar Berishën si babain simbolik ishte gjysmake. Pse? Sepse nga njëra anë e përjashton nga grupi, qoftë edhe përkohësisht, por kjo është përfundimtare dhe e mban në parti. Madje në organet drejtuese sepse atij i takon për faktin se ka qenë drejtues partie dhe kryeministër”,-tha Fuga në ”News 24”.