Basha: Vetëm diktaturat ndalojnë të drejtën për të protestuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dënoi sot dhunën e policisë kundër protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Në një konferencë për gazetarët, kreu i PD-së deklaroi se vetëm diktaturat ndalojnë të drejtën universale për të protestuar.
Basha u shpreh se shqiptarët ndodhen nën një regjim dhe jo në një vend demokratik.
Reagimi i kreut të PD erdhi pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë, e cila shpërndau protestën qytetare në mbrojtje të Teatrit kombëtar dhe për të përkujtuar Ditën e Europës.
KOHA JONË SONDAZH

