Basha videomesazh nga Normalja e Elbsanit: uron maturantët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një videomesazhi ka uruar sot maturantët shqiptarë për çeljen e sezonit të provimeve për Maturën Shtetërore.
Nga Normalja e Elbasanit, lideri i opozitës u uroi suksese maturantëve, ndërsa theksoi se sfida e politikës është që t’u sigurojë të rinjve të ardhmen e sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme dhe vende pune.
“Përshëndetje të dashur miq. Sot dua t’u uroj suksese maturantëve për provimin. Nga qyteti i Normales, nga zemra e Shqipërisë, nga Elbasani, qytet të cilin kam pasur nderin ta përfaqësojë disa vite ne parlament. Sot ndodhem pranë qytetarëve të Elbasanit. Elbasani i Normales, i qytetarisë, i arsimit, është vendi më i përshtatshëm që t’i urojmë maturantëve suksese. Sfida juaj është që të dilni sa më mirë në këto provime, sfida jonë t’ju dhurojmë një të ardhme sa më të sigurt. T’ju sigurojmë një ekonomi që të punojë për ju dhe t’ju japë vende pune. Sa më pak stres dhe mundime për prindërit tuaj. Ju përshëndes nga Elbasani i Normales, sot në ditën e provimit të Maturës”, -tha Basha.