Basha videomesazh: Për të sjellë ndryshimin e përmirësuar jetën e shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në BE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një video-mesazh ku i kërkon shqiptarëve të bashkohen me të për të futur Shqipërinë në BE.

Basha thotë se u bë kohë pa një arritje të madhe për shqiptarët e Shqipërinë, dhe madje vendi është gati në familjen europiane, teksa lideri i opozitës garanton se e di si arrihet kjo gjë.

Ai beson se së bashku anëtaësimi i Shqipërisë në BE mund të bëhet realitet.

‘’U bë shumë kohë pa një arritje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kemi gati evndin në familjen europiane. Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë, është koha për të ecur të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Unë e di si arrihet kjo, bashkë mund ta bëjmë realitet. Bashkohuni me mua! ‘’- thotë Basha.

 

SHKARKO APP