Basha: Vidh buxhetin, bjeru njerëzve
Pas ngjarjes së sotme në Shkodër ka reaguar edhe kreu i PD Lulzim Basha.
Ja çfarë shkruan ai në FB:
Pasi i mashtroi fermerët se do tu rrisnin cmimin e duhanit, Edi Rama i ndërseu sot taksidarët e tij të krimbur në rryshfete, ndaj fshtarëve që shisnin aq sa për të mbajtur frymën gjallë.
Zuzarët e Ramës iu versulën fshatarëve të drobitur jo për të mbushur arkën e shtetit por për të mbrojtur interesat e klienteve të tyre kontrabandistë.
Sepse me urdhër e dijeni të Edi Ramës po këta taksidarë mbyllin sytë para kontrabandës së cigareve që ju ka kushtuar shqiptarëve plot 50 milion dollarë të ardhura nga akciza e cigareve që i mungojnë buxhetit të shtetit vetëm në periudhën janar – qershor.
Vidh buxhetin, bjeru njerëzve. Ky është regjimi kriminal e i korruptuar i Edi Ramës e Ilir Metës.