Basha vijon mbështetjen për kandidatet, ja çfarë bën në facebook: Grua e fortë, Shqipëri e fortë

Këtë të premte kreu i PD-së, Luzlim Basha prezantoi disa nga deputetet gra që garojnë nën siglën e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, duke treguar edhe njëherë tjetër që selia blu mbështet gratë dhe nuk i ka ato në lista sa për plotësim kuotash.

Këtë mbështetje Basha e ka vijuar edhe në rrjetin social facebook, ku në cover-in e profilit ka vendosur një kolazh me fotot e tyre.

“Besoj që gratë me mbështetje nga të gjitha anët me mundësinë e shkollimit me vullnet të madh dhe dëshirën për të ecur përpara janë në gjendje të përballjonë çdo sfidë”. Dëgjoni Lindita Metaliajn, Eralda Tasen dhe Emilia Koliqin”,-shkruan Basha në facebook, teksa ka shpërndarë disa nga fjalimet e kandidateve.

SHKARKO APP