Basha vijon negociatat, Shehi: Koha të mbyllet marrëveshja, ata që mendojnë se mund të rrinë si shefa në opozitë…
Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka afat deri në 24 shkurt për të arritur një marrëveshje me partitë aleate, pasi ky është moment final për regjistrimin e koalicioneve. Të gjitha partitë që janë pjesë e koalicionit opozitar kanë paraqitur kërkesën për tu regjistruar në zgjedhje, Sipas kryetarit të LZHK-së, Dashamir Shehi, ka ardhur koha që Basha të mbyllë negociatat me kryetarët e partive aleate e të përcaktojë qarqet ku ata do të garojnë për të nisur edhe fushatën zgjedhore.
24 shkurti është afati i fundit kur Lulzim Basha duhet të arrijë një marrëveshje me partitë aleate, pasi ky është moment final për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.
Partitë e opozitës së bashkuar kanë nisur regjistrimin kqz-ë, si e vetmja rrugë që sigla e tyre të mbijetojë pavarësisht se do të garojnë me listë të përbashkët kandidatësh.
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, është dakortësuar në parim me Lulzim Bashën por ende nuk e ka të qartë zonën ku do të kandidojë.
Prandaj ia tha se tani është koha që këto diskutime të përmbyllen.
Shehi: Opozita ka nevojë njëherë që të mbyllë këto thashethemet parazgjedhore shpejt e shpejt, a ka mundësi brenda gjysmës së shkurtit që të ngelen 60-70 ditë puro për fushatë. Kjo është e para të mbyllë pjesën e administratës zgjedhore.
Deri më tani Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me kreun e PAA, Agron Duka, por ende bisedimet vazhdojnë me të gjithë aleatët e tjerë, veçanërisht me Fatmir Mediun e Shpëtim Idrizin, të cilët për shkak të peshës elektorale të partive që drejtojnë, kërkojnë më shumë se një vend të sigurtë në listën e kandidatëve për deputet. Për këtë qëllim, Basha u takua me Shpëtim Idrizin.
Dash Shehi është dakortësuar në parim me Luzim Bashën, por ende nuk e ka të qartë zonën ku do të kandidojë.
Por përtej kësaj, ai thotë se 25 prilli është moment më i mirë që koalicioni opozitar të kthehet në pushtet, por nëqoftëse do të ndodhë ndryshe, ai dha këtë paralajmërim të fortë.
Shehi: Kolegët opozitarë duhet ta kuptojnë, nëse nuk bëhen gati këtë vit të rezistojnë kundër rikthimit të diktaturës nesër do të jetë shumë vonë dhe disa nga këta kolegët opozitarë që mendojnë se mund të rrijnë gjithmonë në opozitë si shefa, është ide e gabuar kjo punë.