Basha: Viktimat nga Covid-19, shifrat më të larta seç raportohen nga qeveria
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se po fsheh përmasat e vërteta të pandemisë së Covid-19 në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha se shifrat që raportohen si për viktimat dhe të infektuarit janë të rreme, sepse në realitet janë më të larta seç i raporton qeveria.
Më pas Basha u ndal edhe tek deklarata e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut dje në Kuvend, ku tha se në rast mbingarkesë do zgjidhej se kush do të kurohej.
“Paratë nuk po kursehen për një projekt më të rëndësishëm, por për inceneratorët. Qeveria, 13.7 milion euro për inceneratorët gjatë pandemisë. Edi Rama i ka paratë për të zbutur pasojat e pandemisë, por ka zgjedhje t’i ndajë me mafian e plehrave. Ky prestigjator i lodhur do të vazhdojë të hapë çdo lloj debati të pavlerë për të shmangur përgjigjet për katastrofën shëndetësore. Me 13.7 milion euro dhënë mafias së plehrave mund të kishte paguar bonusin 1000 euro për 13,700 biznese. Regjimi kriminal do të zgjedhë kush do të kurohet dhe kush jo sepse paratë për sistemin e shëndetësisë i kanë vjedhur. Kush ia jep të drejtën Edi Ramës të zgjedhë kush të jetojë e kush do vdesë?,“-tha Basha.