Basha: Zgjedhjet, dekriminalizimi dhe lufta ndaj korrupsionit, kauzat e opozitës
Zgjedhjet, dekriminalizimi dhe lufta ndaj korrupsionit janë cilësuar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si betejat dhe kauzat e Partisë Demokratike.
Në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar demokrat, Basha tha se për këto kauza ka marrë edhe mbështetjen nga Brukseli.
“Lufta pa kompromis për korrupsionin, dekriminalizimi dhe cështja e zgjedhjeve të 21 qershorit janë betejat dhe kauzat e PD për të cilat do të punojnë të gjithë.
Do të rishohim edhe nga vetja por askush sdo të ketë iluzionin se PD duke parë brënda vetes sdo të shohi jashtë saj”, u shpreh Basha.
Sipas tij, Rama dhe Meta kanë goditur në themel zgjedhjet dhe se të gjitha shkeljet dhe manipulimet do të pasqyrohen nga opozita në ditët në vazhdim.