Basha zotohet: Edi Rama jo vetëm do të largohet, por do të dalë para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në studion e emisionit “Tempora” është zotuar se kur të vijë në pushtet do të ndëshkojë të gjithë të pushtetshmit që kanë abuzuar.

Sipas tij, dhënia fund e kulturës së pandëshkueshmërisë do të jetë në programin e tij qeverisës.

Lulzim Basha: Tani është koha që të kthejmë faqen dhe të kthejmë faqen do të thotë jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën. Jo thjesht të largojmë shërbëtorët e tij, por t’i ndëshkojmë shërbëtorët e tij. Jo thjesht të largojmë të korruptuarit jo, por t’i ndëshkojmë të korruptuarit. Ky është parakusht që vendi të ecë përpara. Fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe kjo është një nga produktet më tejet konsensuale me mbështetjen më të madhe popullore që ka gjeneruar akti barbar me Teatrin Kombëtar. Edi Rama do ndëshkohet penalisht për çfarë ka bërë”.

 

SHKARKO APP