Basha:”Rrugët e Ramës, Doshit dhe Frrokut u ndanë sepse këto janë ligjet e mafias”

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha poston një foto të Ramës, Doshit dhe Frrokut në faqen e tij në Facebook dhe denoncon, sipas tij fshehjen që kryeministri i ka bërë kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku. Ai e cilëson këtë ngjarje një minë në themelet e policisë, të drejtësisë dhe të shtetit.Më pas lideri i opozitës shpjegon se miqësia mes Ramës, Frrokut dhe Doshit u prish sepse këto janë ligjësitë e mafias.

“Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit. Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral. Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij”,- shkruan Basha.

Këshilli i Mandateve në Kuvend aprovoi sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Pritet që kjo kërkesë të shkojë në Kuvend ditën e enjte.

SHKARKO APP