Bashës i del përpara kushëriri i Ramës në Vlorë: Asnjë nga fisi nuk e voton më, na mori pronat, më hoqi nga puna

Kreu i PD, Lulzim Basha është përballur me indinjatën e një qytetari në Vlorë, i cili tha se ishte kushëri me kryeministrin Edi Rama duke iu ankuar për të.

“O vlla të uroj shëndet, ne do fitojmë. Unë jam kushëriri i Edi Ramës, më maskarain që ka Shqipëria. Na mori pronat, më hoqi nga puna mua, familjen time, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vllai. Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë. Asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga të gjithë fisi i mamasë sime, asnjëri.

Nëna ime dhe nëna e tij kushërira, mua të parin ma prishi. As nuk kam vjedhur, as jam marrë me drogë, as nuk jam marrë me asgjë”, tha qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha iu përgjigj se “familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju”.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kushëriri i Ramës i ankohet Bashës: Asnjë nga fisi nuk e voton më, na mori pronat

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?