”Bashkë Fitojmë” mbyll fushatën në Tiranë, Këlliçi: Urbani falas dhe nënkalimi te sheshi Skënderbej do bëhen
Në sheshin Nënë Tereza zhvillohet mitingu përmbyllës i fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku fjalën e mbajti edhe kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi. Ai listoi disa nga premtimet e tij duke thënë se do i bëjë realitet ato pas zgjedhjeve të 14 Majit.
“Ju jeni vipat e mi. Qytetarët e Tiranës, të rinjtë të reja, pensionistët, studentët. Ku janë naçut e Tiranës, ata që si unë jemi rritur në Tiranë në familje normale, jemi rritur nga prindër normal, kërkojmë një qytet mund të na strehojë dhe mund të na japë shpresë.
I vetëdijshëm jam për nevojën e ndryshimit në Tiranë, për mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, forcën e Partisë Demokratike. Sot kam një falënderim për familjen time politike që quhet Partia Demokratike. Falënderoj kandidatët që garuan me mua në primare. Sot jemi sërish bashkë kundër Erion Veliajt. Falënderoj të gjithë demokratët dhe ata të mërzitur që nuk e kanë gjetur veten për momentin dhe çdo ditë komunikojnë më mua.
Beteja kundër Erion Veliajt është një arsye e madhe për të bashkuar votat ditën e dielë. Autobusin falas dhe nënkalimin te sheshi Skënderbej do i bëj realitet pas 14 Majit”, u shpreh ai.