Bashkë me Metën, masa sigurie edhe dy bashkëpunëtorë. Zbulohen emrat

Në total nga SPAK janë lëshuar 4 masa sigurie. Dy masa janë lëshuar për Metën dhe ish-bashkëshorten Monika Kryemadhin. Ndërsa, dy masa të tjera janë lëshuar për dy bashkëpunëtorë të presidentit të Partisë së Lirisë. SPAK-u kërkoi ”arrest me burg” për Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, por GJKKO ka vendosur ”arrest shtëpie” për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitje për Ema Çokun.

Masa për arrestimin e Metës janë dhënë nga prokuror Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Erjon Çela ditën e djeshme. Shoferi i kreut të PL-së ka bërë rezistencë policisë dhe agjentëve të BKH-së. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar për dosjen e Lobimit në SHBA, në dy fraksione të saj dhe masën “arrest me burg”, kurse bashkëshortja Monika Kryemadhi ndodhet me masën “detyrim paraqitjeje”, këto nuk janë të vetmet çështje për të cilat ai është denoncuar dhe po hetohet.

Bëhet fjalë për dy nga dosjet e ndjeshme dhe për të cilat gjithashtu është pyetur. Bëhet fjalë për aferën e CEZ-DIA dhe dosja e kunatit te SGS. Për të parën ai është marrë në pyetje dhe ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK për çështjet konkrete dhe detajet.

SHKARKO APP