”Bashkë”, Presidenti Begaj takon homologen Vjosa Osmani në New York

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me homologen nga Kosova, Vjosa Osmanin në New York. “Bashkë”, shkruan Presidenti Begaj krahas fotos së postuar me Osmanin në Facebook.

Begaj po kryeson delegacionin shtetëror të Shqipërisë, i cili po merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kreu i Shtetit po zhvillon takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë.

SHKARKO APP