Bashkëpunim me Ballën për ligjin e dosjeve? Alibeaj i përgjigjet Berishës: Shpifjet janë një refren i njohur
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzat e Berishës i cili e akuzon se po bashkëpunon me Taulant Ballën për ligjin e dosjeve, i cilëson si refren i njohur të shpifjeve në politikë.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Alibeaj tha se një gjuhë e tillë meriton përçmimin që shqiptarët po i japin politikës së vjetër. Për të ligji i dosjeve është ajo çfarë shqetëson ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.
“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me radhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren”,-shkruan Alibeaj.