Bashkëpunim me Berishën në Parlament? Rama: Veç për rregullat e lojës. Epiteti ”çyryk” s’ka pasur asnjë keqkuptim

Kryesocialisti Edi Rama, këtë mbrëmje është i ftuar në ”Real Story”, ku i konsideroi të rinj në moshë por me mendësi të vjetër, aktorët e rinj politikë në këtë fushatë elektorale që pretendojnë një karrige në parlament. Pyetjes së gazetarit Balla, mbi bashkëpunim me Berishën në parlament për kalimin e ligjeve, Rama nuk e konsideroi bashkëpunim, por për rregulla loje.

Por a do të vazhdohet me këto rregulla loje?

”Patjetër gjithmonë. Le të shpresojmë që më 11 maj të thahet pjesërisht pastaj të shohim më tutje. Mendoj se bufi nuk e bën dot vezën e Lulit. Nuk ishte vezë e madhe, por ishte vezë. Kjo e bufit nuk di cdo jetë”,-u shpreh Rama. Po ashtu shpjegoi kuptimin dhe kontekstin mbi të cilin e përdori termin “çyrykë”. Ai theksoi se në platformën ‘Deputeti që duam” janë përzgjedhur disa kandidatura, por nuk mund të zgjidheshin aq shumë emra pasi ka patur rreth 500 aplikime.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ishte krejt e shënjestruar, flasim për politikë dhe flasim për gjysmakë politikë dhe nuk flasim për persona konkretë që targetohen si të tillë. E kanë kuptuar njerëzit këtë gjë. Nuk ka pasur asnjë keqkuptim. Unë e thashë shumë qartë, se ne kemi shumicën e grave që mbështesin PS, që janë 56% e grave në të gjithë territorin dhe thashë tek burrat, më shumë se gjysmat na mbështesin, por jam më pak se gratë, se gjysma tjetër janë çyrykë. Patjetër, nga pikëpamja politike, Jo se nuk janë me ne, jo se nuk na votonin ne, sepse kjo do ishte e tmerrshme sikur edhe ta mendoja këtë, por janë çyrykë, sepse hidhen në kënetë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?