Bashkëpunim me qeverinë? Duka: PAA nuk do mbetet peng i problematikave brenda PD-së

Kreu i PAA-së, Agron Duka, i njohur për fuqinë e tij politike në qarkun e Durrësit, nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimin me qeverinë ”Rama 3” në të ardhmen për interesa të qytetarëve që e kanë votuar. Ai tha se nëse opozita do të vijojë që të ketë të njëjtat probleme, atëherë PAA-ja nuk mund të rrijë peng i këtyre problematikave.

“Ka kohë për zgjedhjet parlamentare, por nëse opozita mund të ketë të njëjtat probleme, PAA është e hapur të bashkëpunojë me PS-në edhe nëse nuk dua unë. Nuk mund të rrimë peng të problematikave që mund të ketë opozita. Ne kemi çuar një projektligj për bujqësinë që u përkrah edhe nga deputetët e mazhorancës, por nuk u aprovua”,-u shpreh Duka në Report TV.

Për Dukën situata brenda opozitës dhe përçarja në Partinë Demokratike do të përfundojë vetëm kur drejtuesit të lënë mënjanë egot e tyre personale. Sa i takon rezultatit të dobët të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Duka tha se nuk e priste diçka të tillë, duke u shprehur se mendonte që opozita do të fitonte deri në 15 bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?