Bashkëpunimi me PD-në, Gjosha: LSI duhet të dalë me logon e saj

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka folur mbi mënyrat e bashkëpunimit me Partinë Demokratike.

E pyetur në  lidhje me mënyrën sesi do të dilet në zgjedhje Gjosha u shpreh se për të, LSI duhet të dalë me logon e saj për te mos humbur identitetin dhe zgjedhësit e saj.

Pjesë nga intervista

Babaramo: Po këmbëngul të marrëdhënia juaj më Partinë Demokratike. Të dyja palët keni deklaruar se do të jeni në opozitë me Ramën në zgjedhjet e 25 prillit, po formën e bashkëpunimit a e keni kristalizuar si do jetë? Do dilni bashkë apo të vetëm në zgjedhje?

Klajda Gjosha: Personalisht jam që LSI të ketë logon e saj në zgjedhjet e ardhshme, është e rëndësishme që të mos humbasë emrin, identitetin, sepse zgjedhësit tanë patjetër që do ta kërkonin emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fletën e votimit. Aq më tepër që do të ketë edhe kandidatura përkatëse me emra, ndaj personalisht do të isha për këtë gjë. Por, kjo është diçka që do të vendoset në ditët në vijim, në bashkëpunim edhe me palën tjetër sigurisht.

Sulmet e Rames

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka folur gjatë një interviste tek “5 pyetjet nga Babaramo”, për deklaratat e Ramës ndaj LSI-së dhe nëse mund të ketë një koalicion të mundshëm PD-LSI.

Gjosha tha se Rama ndihet i frikësuar nga LSI-ja, për zgjedhjet e ardhme të 25 prillit.

Pjesë nga intervista

Babaramo: Nëse e ndoqët deklaratën e Ramës, dukej se përballë nuk kishte PD-në dhe Lulzim Bashën, po dukej sikur kishte Ilir Metën dhe LSI-në. Si e shikoni këtë se të gjithë bateritë e agresionit të tij politik, i kishte kundër këtyre?

Gjosha: Dukej qartë se e gjithë retorika e tij ishte e përqendruar te Zoti Meta dhe Zonja Kryemadhi. T’iu them të vërtetën, sado retorikë e fortë që mund të dukej, kjo tregon që LSI është një realitet shumë i fortë e i pashmangshëm, për të cilën Rama po shpreh frikën e tij për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.  E dija që zoti Meta ndihej inferior, e kam kuptuar këtë edhe gjatë kohës që kam qenë në qeveri.

Babaramo: Në çfarë detajesh keni parë një inferioritet të tillë?

Gjosha: Ka pasur inferioritet në mënyrën se si sillej, se si qasej, por nuk e prisja që të kishte të njëjtin inferioritet ndaj Kryemadhit e LSI-së në tërësi dhe kjo tregon që LSI është e fortë dhe në fakt ka bërë një opozitë të fortë kundër tij dhe kundër qeverisjes dhe tregon frikën e tij të madhe për zgjedhjet e ardhshme. Rama nuk ka një mandat të tretë dhe  nuk ka për të pasur një mandat të tretë. Nuk mund të fitohen më zgjedhjet në Shqipëri me tepsi me timon, gjithçka për vete, të gjitha për vete, besoj se kjo është një teori e rëndë tashmë.

Babaramo: Po ta  shikosh mes rreshtave atë që tha Rama ishte një sulm frontal për LSI-në dhe një shkelje syri ndaj PD-së. Mendoni se po përgatit ndonjë ftesë të ardhshme ndaj PD-së për të bërë një koalicion të ardhshëm.

Gjosha: Këto janë lojëra politike, të cilat priten në momente të tilla, aq më tepër kur fillon fushata, por unë mendoj se nuk ndo të ketë një marrëveshje mes PS dhe PD-së. E mendoj se për PD-në dhe për kryetarin e saj do të ishte një vetëvrasje politike nëse do të përsëritej një 2017, pra një maj i 2017 një marrëveshje mes tyre, nuk shoh në mënyrë absolute dhe nuk dot ketë, është e pamundur sepse nuk mund të pajtohesh me atë që zoti Rama i ka bërë vendit gjatë këtyre katër viteve. Nuk mund të pajtohesh me shpopullimin, nuk mund të pajtohesh me mënyrën se si i ka trajtuar gjatë muaj të pandemisë, është një tallje të thuash që njëherë hiqe maskën se nuk bën punë  dhe njëherë që më pas ta vëmë maskën të detyrueshme dhe do të vëmë gjobë. Nuk shoh një qeverisje apo bashkëpunim të cilido lloji në këtë situatë.

Babaramo: Rama u shpreh se kur bëmë një koalicion në 2013 me LSI-në ne shitëm një pjesë të shpirtit tonë, e kishte fjalën për socialistët, si e gjykoni këtë deklaratë të tillë?

Gjosha: Cilën pjesë të shpirtit shiti, të bërit apo të qenurit kryeministër, këtë ndoshta duhet ta sqarojë Rama. Se cilën pjesë të shpirtit ka shitur.

Babaramo: Tha se ishte i detyruar që të bënte marrëveshje me LSi-në, por LSI-ja nuk ka përgjegjësi shtetërore tha, një parti që kap shtetin për tu rritur?

Gjosha: Mendoj se kapja e shtetit ndodhi në momentin që LSI doli në opozitë dhe kryeministri mori të gjitha pushtetet për veten e tij.

SHKARKO APP