Bashkia e Shkodrës: 1685 Ha tokë ende nën ujë, 26 familje janë evakuuar
Një pjesë e madhe e Shkodrës vijon të jetë nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Në bashkinë Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur vijon të jetë 1685 Ha.
Aktualisht janë 26 familje të evakuuara, gjithsej 99 persona.
Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër:
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha
Nj.A. Ana e Malit
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.
Familje të evakuara:
Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë, të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)
Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .
Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa:
Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem)
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.