Bashkia e Tiranës përfundon vijëzimet e reja në segmentin ‘TEG-Pallati me Shigjeta’, Veliaj: Më shumë siguri dhe efikasitet për të gjithë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale vijëzimet e reja në Unazën e Madhe, në segmentin “TEG-Pallati me Shigjeta”.
Këto përmirësime të infrastrukturës do të sjellin më shumë siguri dhe efikasitet për të gjithë qytetarët e Tiranës.
“Kanë përfunduar me sukses vijëzimet e reja në Unazën e Madhe, segmenti ‘TEG-Pallati me Shigjeta’. Këto përmirësime sjellin më shumë siguri dhe efikasitet për të gjithë qytetarët,” – ka shkruar Veliaj, duke theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën e qytetit për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve.

KOHA JONË SONDAZH

