Bashkia: PD, lot krokodili për Parkun e Liqenit
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, që kundërshton ndërtimin e këndit të lojrave tek Parku i Liqenit.
Në reagimin e saj, Bashkia deklaron se PD-ja do të hyjë në histori si monument politik për shkatërrimin e pronës publike.
“PD lejoi 100 ndërtime pa leje brenda në park, ndërsa sot kinse përdëllehet për parkun”, thuhet në reagimin për shtyp.
Bashkia e akuzon gjithashtu PD-në se lejoi lavazhe, motele, restorante e qindra banesa në bregun jugor të Farkës.
“PD e kishte mundësinë të qeveriste për 4 vjet qytetin, por e rrënoi atë”, thuhet më tej në njoftimin për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

