Bashkia Shkodër pezullon taksat vendore për tre muaj. Basha: Ky është standardi i PD

Bashkia e Shkodrës reagon për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri, duke kërkuar marrjen e masave urgjente. Bashkia ka vendosur përjashtimin nga taksa e pronës dhe tarifat vendore për 3 muaj për të gjitha kategoritë e taksapaguesve, si dhe përjashtimin e tyre nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave.

Pas njoftimit, reagoi edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai tha se ky është standardi i PD.

“Situata emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete!

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye përshëndes vendimin e Kryetares së Bashkisë së Shkodër Volatana Ademi për tu gjendur në krah të qytetarëve dhe bizneseve.

Ky është standarti i Partisë Demokratike. Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për tju shërbyer njerëzve dhe vendit.

Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet, personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve,” shkruan Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?