Bashkim Shehu: Mos e instrumentalizoni të kaluarën për qëllime politike
Mesazhi që Bashkim Shehu, djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu kërkoi me këmbëngulje të përcillte sot në ceremoninë e hapjes së Shtëpisë së gjetheve ku ai ishte pjesë e këtij projekti, ishte që politika të mos e instrumentalizonte të kaluarën për qëllime politike të ditës
Bashkim Shehu: “Jeta më ka bërë të kem një farë skepticizmi në përgjithësi ndaj njerëzve të pushtetit. Të flasësh për të kaluarën është e domosdoshme për një shoqëri si ajo shqiptare por njëkohësisht ekziston edhe rreziku në politikë që politikanët ta instrumentalizojnë për qëllime politike të ditës. Nuk po e paragjykoj, nëse e bëjnë nuk është problemi ynë por i tyre, por gjithsesi uroj të mos e bëjnë”
Aktualisht shkrimtari Shehu që jeton në Spanjë duket se kishte qenë skeptik më shumë se një herë për këtë çështje madje një gjë të tillë ia kishte thënë edhe ministres së Kulturës, Kumbaro.