Bashkimi i PD-së/ Gjekmarkaj thirrje Nokës: Të bëhet pa kushte, pa histori të vjetra

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas deklaratës që dha sekretari i Përgjithshëm i PD-së. Flamur Noka i bëri thirrje grupit të Alibeajt që të tërheqë padinë në Gjykatën e Apelit për çështjen e njohjes së statutit të demokratëve.

Gjekmarkaj shkruan në një postim në Twitter, se bashkimi PD-së duhet të ndodhi pa kushte, pa histori të vjetra.

”Valëvitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen. I zoti e shet tellalli s’e jep. Pa kushte, pa histori të vjetra si prita për qëllimin final”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?