Bashkimi i PD-së? Topalli: Duhet gjetur forca për të ndyshuar Shqipërinë, kështu nuk ecet më
Këtë të hënë, në selinë e PD-së, ku kryetari demokrat Sali Berisha thirri të deleguarit në qarqe për zgjedhjet vendore, Jozefina Topalli u pyet në lidhje me negociatat mes Bardhit dhe Palokës për bashkimin e PD-së.
”Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më”.
Bardhi është shprehur se negociatat për të dalë me kandidatë të përbashkët nuk do të thotë se njohin Berishën si kryetar.