Bashkitë që vijuan dhe ata që u kthyen majtas në zgjedhjet e 21 qershorit
E majta fitoi zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Koalicioni Aleanca per Shqipërinë Europiane siguroi numrin me te madh te bashkive te vendit, duke marrë 45 bashki, përballë 15 bashkive që kanë fituar rivalët e koalicionit të djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ndërsa bashkia e Finiqit u fitua nga partia Mega.
Kjo e fundit e premtuar për t’u bashkuar po me koaliconin e majtë.
Për të majtët bastion vijon të mbetet Gjirokastra, me vetëm 1 mandat të humbur në 7 zgjedhje lokale. Socialistët janë dominues edhe në Durrës, Berat, e Fier me pesë nga 7 mandate.
PS vijoi të mbanjë një pjesë të mirë të bashkive të mëdha, duke nisur nga kryeqyteti. Kandidati i ASHE, Erion Veliaj arriti një fitore të thellë prej më shumë se 43 mijë votash përballë kandidatit Halim Kosova, të APPD.
Qazim Sejdini u rikonfirmua për të 3 herë në krye të Bashkisë së Elbasanit, përballë demokratit Ardian Turku.
Elbasanasit i siguruan një fitore të thellë kandidatit të ASHE 60,27% të votave, kundrejt afro 40% të Turkut të APPD.
Edhe bashkia e Durrësit do të vijojë të qeveriset majtas pasi Vangjush Dako fitoi me një diferencë prej 7% të votave përballë Grida Dumës.
ASHE arriti të mbajë majtas edhe bashkinë e Fierit, e drejtuar prej 2 mandatesh nga Baftajr Zeqaj.
Që nga 21 qershori, Bashkia do të drejtohet nga ish deputeti i PS Armando Subashi, që fitoi bindshëm me 54% të votave, përballë ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.
Hasi rezultoi të suprizonte të majtën duke i dhënë për të dytën herë të majtës drejtimin e bashkisë tashmë të zgjeruar. Adem Lala, ish ushtarak dhe ish kryetar i komunës Golaj në rrethin e Hasit u zgjodh të drejtonte bashkinë në emër të Partisë Socialiste pasi mposhti me rezultat të thellë konkurrentin demokrat Elez Maçi. I përzgjedhuri i Aleancës per Shqipërinë Europiane Lala, fitoi 53 për qind të votave të bashkisë së re.
Edhe bashkia e Dibrës u ngjuros vjollcë pas 12 vitesh. Shukri Xhelili i ASHE me 48% të votave i hoqi mandatin e katërt demokratit Ilir Krosi që mori 46% të votave.
Një tjetër bastion i PD, Puka u fitua nga ashe bashkë me Fush Arrëzin që kishin edhe dy rezultatet më të ngushta.
Kandidati i majtë Gjon Gjonaj fiton garën për Bashkinë e Pukës, megjithëse me një diference shumë të vogël vetëm prej 1% përballë Rrok Dodajt të APPD. ASHE fitoi edhe në Mirditë, me Ndrec Dedajn që fitoi përballë Gjergj Prengës.
Në Kurbin, koalicioni i majtë arriti të merrte bashkinë, pa garë pas tërheqjes së kandidatit të dhjathë Altin Biba. Artur Bardhi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane mori 82,79%, të votave.
Në 21 qershor, ASHE pati fitore të vështirë, siç ishin bashkitë Gjirokastër, Sarandë , Berat e Dibër .
Bashkia e Sarandës është qeverisur në 6 palë zgjedhje, 2 herë nga demokratët, 2 herë nga PBDNJ dhe 2 herë nga socialistët. Floriana Koka e ASHE-së, do mbajë mandatin e tretë për të majtët.
Fatos Tushe i PS do të hyjë në histori si kryetari i parë i PS që fiton një mandate të dytë ë Lushnje, me 25.034 vota përballe kandidatit të APPD Darien Xhindoli që mori 22.587 vota.
Një mandate të dytë, të majtët siguruan dhe në bashkisë Himarë me Jorgo Goron, në Divjakë , në Patos me ish deputeten Rajmonda Balilaj, në Tepelenë ku u rikonfimuar Tërmet Peçi, dhe në Kavajë, ku Elvis Roshi fitoi thellë me 63,61 të votave kundrej Engjëll Carës së PD .
Në disa bashki, socialistët mbajnë rekord për numrin e mandateve të fituara.
Superkryebashkiak mund të cilësohet Gëzim Topçiu. Ai drejton prej 5 mandatesh komunën dhe më pas bashkinë e Maliqit.
Rekord mban edhe Adriatik Zotkaj, në Poliçan që mori mandatin e 4 dhe I dha ASHE një fitore të thellë prej 72,46 të votave kundrejt vetëm 27.54 të votave të Florian Qamës së APPD.
Në të njëjtën linjë edhe Arif Tafani që rimori për të 4 herë Bashkinë e Belshit, me një mbështetje prej 45.51 përqind të votave, përkundrej 38.35% të kandidatit të djathtë Asqeri Kuqja.
Por, PS nuk arriti të siguronte fitore në disa bashki të mëdha. Socialistët nuk arritën të kthenin majtas Shkodrën, ku kandididuan Keti Bazhdarin. Ajo humbi me 41,08% të votave ëprballë ish deputetes demorkate Voltana Ademi.
Socialistët u përballën me humbje të papritura, siç ishte rasti I Përmetit. Gilberto Jace nuk mundi te marrë nje mandate te dyte ne emër te Aleancës per Shqipërinë Europianepasi humni përballë të djathtit Niko Shupuli .
ASHE humbi betejën në bashkitë e mëdha ku kandiduan emrat e përgjdhur nga LSI.
Lëvizja Socialiste për Integrim humbi 6 nga 15 bashkitë ku konkurronte duke mos arritur të fitonte në Kukës, Pogradec, Lezhë e Vorë, zona në të cilat u investua pjesa më e madhe e fushatës.
Surprizë për rezultatet e arritura nga kjo forcë politike ishte Bashkia e Pogradecit, bashki kjo me historik të majtë, e cila për të paktën tri mandate është drejtuar nga Artan Shkëmbi, nën siglën e Partisë Socialiste.
Rezultati i zgjedhjeve të 21 qershorit tregoi se kandidatja e LSI-së, Diana Mile, humbi me një diferencë prej më shumë se 1500 votash ndaj kandidatit demokrat Eduart Kapri. Kandidatura e së majtës në këtë bashki fillimisht ka hasur në kundërshtinë e bazës, derisa dy forcat kryesore të aleancës qeverisëse arritën në konsensus për të kandiduar arkitekten Diana Mile.
Duke pasur parasysh se qyteti i Lezhës është qeverisur nga LSI që nga viti 2007, Viktor Tushaj është një humbës i madh i zgjedhjeve të 21 qershorit, pasi humbi me 45% të vorave ëprballë Fran Frrokat të APPD.
Edhe ne Kukësi kandidati I propozuara nga LSI, Hasan Halilaj humbi garën përballë Bashkim Shehut. Halilaj drejotoi Kukësi si I zgjedhur I PD ne 2 mandate, por 1 javë apra zgjedhjeve parlametnare kaloi nga PD tek LSI. Por në 21 qershor, ai humbi betejën për një mandate të tretë me 11% vota më pak se kandidati demokrat.
Të majtët humbën gjithashtu edhe Mallakastrën, me kandidatin e LSI Shyqyri Kapllani.
Edhe pse LSI e PS janë forcat kryesore në qakrun e Beratit, kandidati i ASHE për Bashkinë e Beratit, pati vështirësi në arritjen e fitores. Petrit Sinaj fitoi me 3 mijë vota diferencë përballë demokratit Kasëm Mahmutajt të APPD.
Një tjetër bashki e madhe e fituar nga Lëvizja Socialiste për Integrim është ajo e Gjirokastrës, ku kandidatja e majtë Zamira Rami arriti të fitojë me 54.47 përqind të votave përkundrejt 45.53% të ish kreut të PD në këtë qytet, Igli Kokalari.
Bashkitë e tjerë të fituara nga LSI janë kryesisht bashki të dorës së dytë si Skrapari, Cërriku, Delvina, Bulqiza, Kuçova apo Prrenjasi.