Bashkitë suprizë që u bënë me PD dhe humbja e bastioneve blu në zgjedhjet e 21 qershorit

 

Zgjedhjet e 21 qershorit, ofruan surpriza në konfigurimin e rezultatit në gjith harten elektorale te vendit, duke shembur balancat tradicionale të partive politike, çka rrjedhimisht do të diktojë një sjellje ndryshe për Partitë Politike në të ardhmen.

Partia Demorkatike, udhëhoqi në 15 bashki, rezulatat që në disa zona pritej në disa të tjera ishtë thellësisht surprizë

Eduard Kapri mori 17,647 vota ose 51 për qind në zgjedhjet për kryetar bashkie në Pogradec, duke u bërë kryebashkiak në emër të Partisë Demokratike, zonë që në fakt pritshmëritë e selisë blu nuk ishin të larta.

Rezultati është surprizues nëse vërehet vota për partitë politike pasi ajo shkon thellësisht për krahun e kundërt, Aleancën për Shqipërinë Europiane.

Mjaft surprizues për demokratët, rezultati ishte dhe në Mallakastër, ku kandidati Agron Kapllanaj, realizoi një fitore të konsiderueshme me gati 55 për qind përballë kandidatit të LSI Shyqyri Kapllani.

Pavarësisht kësaj fitorje të thellë të kandidatit , demokratët, në propocionalitet moren vetëm 9.7 për qind të votave kundrejt koalicioni të djathtë që fitoi 32 për qind të votave.

Mjaft surpizues për demokratët ishte dhe rezultati për bashkinë e Përmetit, një bastion ndërvite i Partisë Socialiste.

Kandidati i djathtë, Niko Shupuli fitoi me 58 përqind të votive përballë kandidatit socialist Gilberto Jaçe, i cili mori 38 përqind të votave.

Por pavarësisht rezultatit pozitiv të kandidatit, demokratët në këtë bashki arriten të fitonin vetëm 4 përqind të votave duke u rënditur forcë e 3 politike.

Por marrë në një analizë shumëvjeçare, mjaft kontraversal paraqitet rezultati dhe në bashkinë e Beratit.

Kandidati i LSI, Petrit Sinaj, fitoi zgjedhjet me 54 për qind të votave, një rezultat jo i thelle duke marrë parasysh se flitet për një zonë konsideruar si bastioni më i fortë për të majtën në Shqipëri.

Por Berati, shfaqet ndryshe në votat për subjektet partiake, ndryshe nga kandidati që siguroi 45 përqin të votave, koalcioni i djathtë arriti në propocionalitet të sigurojë vetëm 19 përqind të votave.

Berati ka ofruar edhe disa surpriza të tjera. Partia Ora e Shqipërisë, (djathtas) ka marrë 2.7 për qind të proporcionalit ndërsa Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka marrë 2.18 për qind.

Partia Republikane, e cila pati propozuar Kasëm Mahmutajn, kandidatin e së djathtës për kryebashkiak, ka marrë vetëm 2.1 për qind të votave.

Në Lezhë, situata duket akoma më e çuditshme. Lezha është një nga ato zona që është konsideruar historikisht si bastion i të djathtës. Të dielën,Lezhianët votuan Fran Frrokajn, si kryebashkiak me një diferencë të thellë, 55 me 45 për qind përballë kandidatit të LSI Viktor Tushaj.

Në këtë zonë, koalicioni i djathtë fitoi 41 për qind të votave ndërsa koalicioni i majtë fitoi 59 për qind të votave.

Këtu, Partia Demokratike, ka marrë vetëm 14.5 për qind të votave.

LSI, e cila e konsideron Lezhën si qark si një bazë të rëndësishme për fuqinë e vet elektorale, rezulton se ka marrë vetëm 8.2 për qind të votave të proporcionalit.

Gjithashtu, për Partine Demokratike, surprizat kanë qenë dhe në zonat ku i ka cilësuar si bastione.

Në Tropojë, kandidati i djathtë, Besnik Dushaj, ka arritur të sigurojë 51 përqind të votave, një rezultat mjaft i ngushtë duke marrë parasysh se Tropoja ka qënë një bastion i fuqishëm i të djathtës, kundrejt 44% të votave të siguruara nga kandidati i majtë Rexhë Byberi.

Por pavarësisht kësaj surpriza qëndron në faktin se Koalicioni i majtë rezulton fituese në proporcional edhe në këtë bashki, ku e majta ka marrë 58 për qind të votave të vlefshme për këshilltarë.

Gjithashtu ndonëse triumfoj në disa zona thellësisht të majta, Partia Demokratike në këto zgjedhje lëshoi disa basione që ndërvite i kan dhënë rezultate thellësisht pozitive, si Puka apo Dibra.

SHKARKO APP