Basti i madh i Berishës: Edi Rama edhe në Hënë të shkojë, nuk merr mandat të tretë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor fatkeqësinë e tërmetit në shërbim të pushtetit të vet.

Por i ftuar në “Tempora” në Rtv Ora ai ja lejoi vetes të vërë një bast të madh për të ardhmen politike të Ramës.

“Ky e tregoi që dje, duke shkelmuar mbi mjerimin e atyre njerëzve, Rama mendon se siguroi mandatin e tretë.Rama edhe në hënë po të shkojë mandat të tretë nuk merr më, është i djegur.

Duke komentuar deklaratën e Komisioneri të Zgjerimit se nuk do të lejojnë korrupsion me donacionet për tërmetin ai tha: “Deklararta e komisionerit shkon në linjë të plotë me destinacionin e parave të qeverisë së SHBA. Ti varësh ujkut në qafë mëlçitë e qingjit bën mëkatin më të madh dhe ata e dinë se çfarë hajdutësh ndërkombëtarë janë këta. Për ne është lajm shumë i mirë”, tha Berisha.

Për Berishën, Rama po tallet me qytetarët që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai thotë se nëse do të ishte kryeministër, për dy vite me fondet e buxhetit të shtetit dhe grantet nga donacionet ndërkombëtare do të zhdukte çdo gjurmë të mbetur nga tërmeti shkatërrimtar.

Por Rama sipas tij nuk ka akorduar asnjë fond nga buxheti dhe në të tillë situatë do të duhet 10 vjet që ato familje të strehohen në mos ky proces do të zgjasë pambarimisht.

“Kur i kam dëgjuar këta që thonë do të kemi 450 milion euro grante e kam quajtur të tepruar.Problemi është kur do të kryhen. Sipas kësaj që kuptoj unë do të duhen vite e vite për tu zbatuar në terren.1000 herë mirënjohje për të gjitha ndihmat por absolutisht do të angazhoja dy vite buxhetin e shtetit. Ka pasur një vit që vetëm në rrugë janë angazhuar 850 milion euro. Ndodhi kjo fatkeqësi e madhe unë  për dy vite pa asnjë kokëdhimbje me buxhetin dhe këto grante gjurmë tërmeti më nuk do të kishte. 

Ky i ka dhënë vetëm 1 milion euro një hoteli në Kavajë, 63 mijë euro për viktimat, vrasje shterërore të mirëfillta dhe ka dhënë 15% të atyre që kanë nevojë të famshme bonuse që nuk gjen dot asnjë kthim me atë që ka dhënë ky dhe nuk ka dhënë asgjë tjetër nga buxheti. E kam denoncuar si cinike dhe tallje gjendjen e tij të jashtëzakonshme. Sepse nëse shpall gjendjen e jashtëzakonshme pa fondin për gjendjen e jashtëzakonshme kjo është vetëm tallje. Nuk ka ndërmend të angazhojë buxhetin dhe pa buxhet kjo çështje zgjat 8-10 vjet për të mos thënë që nuk zgjidhet fare. Qeveria negocion dhe thotë se nëse ju nuk përdorni procedurat urgjente të emergjencës atëherë hajde që të zgjidhim problemin dhe të krijojmë fondet dhe paratë disbursohen gradualisht”, theksoi Berisha.

“Me metodologjinë e re, Shqipëria nuk bëhet pjesë e BE për të paktën 25 vjet”

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se BE do të monitorojë rreptësisht donacionet për tërmetin pasi nuk ka besim te qeveria. Ai komentoi edhe deklaratën e presidentes së  Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për integrimin. Berisha thotë se negociatat do të hapen në pranverë por sipas tij me metodologjinë e re Shqipëria nuk anëtarësohet në BE për të paktën 25 vite, madje rrezikon të mos e përmbushë fare këtë aspiratë.

“Ursula von der Leyen tha të gjithë të vërtetën e Brukselit për Shqipërinë. I tha Ramës se do të bëjmë transparencë, që indirekt do të thotë që vidhni dhe nuk mund t’ju besojmë.Tha një të vërtetë. Së dyti lidhur me negociatat, Edi Ramas i dha Shqipërisë goditjen më të rëndë që ka marrë një vend ish-komunist në 30 vitet e fuindit. Pasi bllokoi hapjen e negociatave katër vite me radhë Shqipëria po hap negociatat me një rrugë krejt të re dhe një procedurë krejt të re, një procedurë absolutisht për shkak të Shqipërisë. 

Një procedurë e cila jo vetëm e shtyn me 20-25 vite por më shumë se 50% ka mundësinë e kalimit në partneritet mosintegrimin ndonjëherë të Shqipërisë si vend anëtar. E thotë klauzola e cila i jep të drejtë një vendi të vetëm ta bllokojë, i jep të drejtë ta rikthejë nga e para dhe i jep të drejtë ti thotë dil jashtë fare. Nuk ka më mashtrime me raporte.Macron determinoi në këtë çështje, arriti atë që deshi dhe nuk e pat të pabazë dhe nuk ishte vetëm. Bindi 15 shtete dhe arriti objektivin e tij. Procedurë e re për negociatat. Negociatat do të hapen por me procedurë të re.Rikthimin, pezullimin dhe përjashtimin i kanë dhe 9 kushtet e Bundestagut”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP