Batuta e Ramës me Vuçiçin: Nuk i përgjigjesh kurrë një gazetari serb, por një francezi
Në përfundimit të konferencës për shtyp që mbajtën sot tre liderët e ”Open Balkan” pas përfundimit të Samitit të Brukselit, nuk kanë munguar dhe batutat mes kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç u përgjigj shkurt pyetjes së fundit duke kërkuar mbylljen e konferencës, ndërkohë Rama tha se është i zhgënjyer nga ai pasi nuk i përgjigjet asnjëherë një gazetari serb, por i përgjigjet një francezi.
Vuçiç: Na duhet që t’i mbijetojmë situatës e pastaj të bëjmë analiza.
Rama: Nuk i përgjigjesh asnjëherë një gazetari serb që largohet nga salla, por i përgjigjesh një francezi.