Batutat e Ramës me homologun grek: Nuk ka bust po nuk ishe kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës në Derviçan. Pas fjalës së kryeministrit grek, Rama foli për ndërtimin e një busti për nder të babait të tij Kostandinos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë 1990-1993, teksa dhe sheshi do marrë emrin e tij.

Si mik mund të vijë sa të dojë, por po nuk ishte kryeministër bust nuk ka. Në përvjetorin e të atit ne shpresojmë ta kemi këtu. Kyriakos na jep fjalën që do vish ta inaugurojmë sheshin dhe vendosjen e bustit të të ndjerit dhe të paharruarit këtu në këtë zonë babait tuaj. Se unë do jem prapë”, tha Rama.

Ndërsa Mitsotakis iu drejtua kryeministrit shqiptar si “shoku Edi”. “Duhet të jem i sinqertë këtu që as unë kur mbaj fjalime në Athinë nuk ka kaq shumë njerëz. Duhet të fitoj në Greqi që të vij këtu”, tha Mitsotakis.

SHKARKO APP