Batutat e Ramës në Kongresin e Arsimit: Burrat e fortë mbajnë zilen e gruas me volumin lart

Gjatë Kongresit të Arsimit që u mbajt në Tiranë, zilja e telefonit të dikujt  nga salla ndërpreu disa herë fjalën e Kryeministrit Rama, duke i kujtuar kështu një histori të vjetër, të cilën e tregon.

Të kujtohemi nga e nisëm… nën tingujt e kësaj muzike kaq kuptimplotë të dikujt që duhet të jetë tejet optimist që jeton me radio në xhep. Nuk po spekuloj por më ka ndodhur disa herë se më qëllon shpesh të jem në takime të mëdha, ku ndizen këto radio nëpër xhepa dhe njëherë kam marrë guximin ta pyes personin dhe më tha: Është zilja e gruas. Kështu janë burrat shqiptarë, të fortë, të pavarur, sundimtarë të pakontestueshëm jashtë mureve të shtëpisë. Tani meqë po flisnim për komunikimin digjital, të lidhur me një fije zëri edhe kur dalin nga muret e shtëpisë, që e kanë si atë zinxhirin e qenit. Por nuk po zgjatem më tutje”, tha Rama.

 

 

SHKARKO APP