BATUTAT/ Fermeri: Po bën takime si Enveri qëmoti. Rama: Shumë në formë dukesh, si je me hashashin?
Takimi i kryeministrit Rama me fermerët në fshatin Suka në Këlcyrë, u karakterizua nga batuta të shumta. Njëri prej femerëve e falënderoi kryeministrin për takimet që po zhvillon me ta, por e krahasoi me ish-diktatorin Enver Hoxha kur bënte takime gju më gju me popullin.
Kryeministri nuk nguroi ti përgjigjej fermerit, duke e pyetur me shaka: “Shumë në formë dukesh, si je me hashashin?
Fermeri: Faleminderit që na takoni, uleni gju më gju me popullin. Të zgjidhen problemet të kopsiten dokumentet. Behari që vjen the do rregullohen të gjitha tokat të vaditen. Por duhet ta dijnë fshatarët, cila tokë të vaditet e tija apo e tjetrit. Duhen vënë pikat mbi ‘i’”.
Rama: Si jeni me hashashin nga fshati juaj?
Fermeri: Këtu më kape mat me një lëvizje, unë jam moshuar jam invalid, këtu dorëzohem, pyet më mirë moshën e re. Unë vetëm shoh në TV.
Rama: Në TV i shoh dhe unë po ti ke parë gjë?
Fermeri: Unë jo i ngre të dyja duart, më zure mat me një lëvizje.
Rama: Mu duke shumë në formë, mos të ka ardhur aroma dhe ty.
KOHA JONË SONDAZH

