Baza detare e NATO-s në Porto Romano? Stoltenberg: Po e vlerësojmë ofertën

Do të ndërtohet baza ushtarake e NATO-s në Porto Romano? Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ekspertët po e shqyrtojnë ofertën e Shqipërisë. Në një intervistë për mediat malazeze, Stoltenberg deklaroi se pas vlerësimit të ofertës ato do të japin këshilla në varësi të situatës ushtarake.

“Mirëpresim ofertat e aleatëve për vendosjen e objekteve të NATO-s. Ekspertët tanë duhet të shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas të japin këshilla në varësi të kushteve ushtarake. Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i cili u miratua në Samitin e Madridit, konfirmoi edhe një herë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për aleancën tonë.

NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë përpjekjet e përditshme të KFOR-it, selisë sonë në Sarajevë dhe zyrës në Beograd. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë”, tha Stoltenberg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?