Baza demokrate propozon si kandidatë për deputetë të larguarit, kërkojnë Jozefina Topallin, Bujar Leskaj, Besnik Mustafaj,…

Baza demokrate kërkon rikthimin e figurave të cilët nuk kandiduan në zgjedhjet e 2017 që njihen edhe si kritik të Lulzim Bashës. Anëtarë të strukturave në Shkodër kanë propozuar Jozefina Topallin, ish-nënkryetaren e PD dhe ish-kryetaren e Kuvendit si kandidate për deputete.  Në Vlorë kërkohet rikthimi i Bujar Leskajt, ndërsa anëtarësia në Tiranë ka propozuar edhe ish Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj.

Procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputet dhe kryetarë bashkie, nga anëtarësia, po i jep partisë demokratike mundësinë jo vetëm të hapet ndaj emrave të rinj, por edhe për të përfshirë në proces të larguarit e 2017-ës apo kritikët e Bashës. Përveç këtyre emrave të mësipërm janë edhe emra të tjerë nga PD që baza i do si deputetë si Imami, Ruli, Topi, Patozi,etj

Me këtë lëvizje të inicuar nga vetë Lulzim Basha për të hapur PD-në me shoqeri civile si dhe me krejt ish-figurat korrekte të PD-së, selia blu po fiton pikë e sëbashku me LSI e partitë e tjera do ti fitojë zgjedhjet përballë Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?